Që në mesin e sezonit të kaluar, skuadra e Manchester United drejtohet nga portugezi Ruben Amorim. “Djajtë e kuq” e nisën me humbje këtë sezon (u mundën 0-1 nga Arsenal), që duket se do të jetë mjaft i vështirë për trajnerin dhe lojtarët e tij
Mesfushori Mason Mount ka folur për punën e bërë nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim: “Ai më dha shumë vetëbesim. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të kisha atë seri ndeshjesh për ta përfunduar vjet sepse nuk e kisha pasur më parë”.
Mount ka pasur një parasezon pozitiv dhe ka lënë mbresa në ndeshjen e parë të United kundër Arsenal. “Ishte shumë e rëndësishme të dija se mund ta bëja këtë dhe me të vërtetë që trupi im ndihet në një pozicion kaq të mirë për të qenë në gjendje ta bëja këtë”, tha Mount.
“Tani ndihem edhe më mirë. Kam përvojën e të luajturit në formacionin e tij dhe këtë lloj futbolli më pare. Ndaj, sjellja e njohurive dhe përvojës sime në ekip, veçanërisht kur ai erdhi, ishte shumë e dobishme. Shumë nga modelet dhe shumë lëvizjet është diçka me të cilën jam shumë i mësuar”, shtoi anglezi.
Duke folur për përshtatjen me Amorim, ai tha: “Shumë shpejt e dija saktësisht se çfarë donte ai. Ne të gjithë po ndihmojmë njëri-tjetrin dhe çdo ditë që kalon po kuptojmë gjithnjë e më shumë se çfarë dëshiron trajneri dhe çfarë mund të bëjmë si ekip për t’u përmirësuar, kështu që po ia dalim mbanë”.







