Chelsea arrin marrëveshjen me Boca Juniors për talentin 19-vjeçar argjentinas

5 Korrik 2024
11:31
Telesport
back button

Chelsea thuhet se ka arritur një marrëveshje me gjigantët argjentinas Boca Juniors për të nënshkruar me mbrojtësin 19-vjeçar Aaron Anselmino. Një marrëveshje, që sipas mediave angleze, kap shifrën e 15 milionë eurove.

Anselmino e filloi karrierën e tij në Boca në moshën 12-vjeçare, bëri debutimin e tij në ekipin e parë në vitin 2023 dhe pas 10 paraqitjeve tërhoqi interesin nga klubet europiane, duke përfshirë Manchester United dhe Milan.

Skuadra argjentinase ra dakord me Chelsea për të mbajtur argjentinasin për të paktën gjashtë muaj të tjerë, në mënyrë që tifozët të mund të “kënaqnin” qendërmbrojtësin përpara se ai të bashkohet në Premier League.

Marrëveshja është e plotë, dokumentet po shkëmbehen. Transferimi do të finalizohet tani, por ai do të qëndrojë në Boca“, tha një burim për Reuters.

Presidenti i Boca-s dhe ish-lojtari i Argjentinës, Juan Roman Riquelme, tha pak ditë më parë se Anselmino “do të bëhet një futbollist i madh dhe do të jetë një lojtar i kombëtares”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit