“E di se duhet të fitoj te Chelsea për të mbijetuar, do të jetë rrugëtim i vështirë që do ta shijojmë”

8 Korrik 2024
14:13
Telesport
back button

Detyra nuk do të jetë e lehtë, sepse dy sezonet e fundit të Chelsea kanë qenë katastrofike, por Enzo Maresca mezi pret të nisë këtë aventurë të re. Pasi udhëhoqi Leicester drejt ngjitjes në Premier League, trajneri italian do të përpiqet të rikthejë entuziazmin në një nga klubet më të rëndësishme në Angli.

Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Do të jetë një udhëtim fantastik dhe mezi pres të të fillojë sa më shpejt. Java e parë Ishte mjaft sfiduese dhe kjo është normale. Është gjithmonë kështu: Ju përpiqeni të njihni të gjithë njerëzit në qendrën sportive dhe disa nga lojtarët që janë tashmë këtu. Por ndjenja është fantastike”, tha Maresca.

Jam shumë i emocionuar. Një nga arsyet pse jam këtu është sepse jam i bindur që ekipi është shumë i fortë dhe plot me talente. Më e rëndësishmja tani është që ne jemi në gjendje të krijojmë kulturën e duhur”, tha më tej trajneri italian, që do të drejtojë “blutë” e Londrës sezonin e ri.

Duke folur për stilin e tij të lojës, nëse ai do të përqaset asaj që ai tregoi me Leicester, trajneri Maresca tha: “Unë mendoj se çdo trajner ka idenë apo stilin e tij. E imja është mjaft e qartë; viti i kaluar shkoi mirë, por tani ne fillojmë përsëri. Është një kapitull i ri, një ekip i ri dhe një klub i ri, një nga më të mëdhenjtë në botë. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Kur bashkoheni me një klub si Chelsea, ju e dini se është një klub që duhet të fitojë. Kështu që, ne do të bëjmë çmos për të luftuar dhe për të konkurruar me klubet që kanë fituar në vitet e mëparshme. Kam luajtur me Carlo Ancelottin, Marcello Lippi, Manuel Pellegrini. Ata ishin trajnerë shumë të rëndësishëm: Unë u përpoqa të merrja diçka nga secili”, tha Maresca.

Në lidhje me skuadrën ai shtoi: “Është e rëndësishme të njihem me lojtarët. Për të thënë të vërtetën, tashmë ndihem sikur i njoh të gjithë sepse kam parë kaq shumë ndeshje në dy ose tre javët e fundit. fansave u them të kenë besim dhe të jenë në krahun tonë. Do ta shijojmë këtë rrugëtim. Si në çdo klub nuk do të jetë e lehtë, asgjë nuk është. Por ne sigurisht që do ta shijojmë udhëtimin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit