Ahmataj merr të parin në provë, rikthehen dy titullarët

16 Nëntor 2019
10:34
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana po mendon që tani për merkaton e janarit. Trajneri Julian Ahmataj ka pritur një surprizë në seancën e fundit stërvitore, pasi sulmuesi Mario Morina i është bashkuar 24 herë kampionëve. 

Shtatshkurtri është pa ekip që pas largimit nga Prishtina dhe ka dalë ne stërvitje për të mbajtur formën e trupit. Ai ka luajtur dhe më herët me bardheblutë, ku i dihet, mbase mund të bindë teknikun Ahmataj me paraqitjet e tij. 

Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut. Ekipi bardheblu ka dy rikthime të rëndësishme, pasi Agustin Torassa dhe Erion Hoxhallari që u ndëshkuan me të kuqe në ndeshjen ndaj Teutës e shlyen dënimin në sfidën ndaj Vllaznisë dhe do të jenë gati kundër korçarëve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit