Arsenal pa sulmues, Arteta gjen zgjidhjen: Dy mbrojtës më kanë kërkuar që të luajnë në sulm

19 Shkurt 2025
11:49
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka zbuluar se mbrojtësi francez William Saliba ka ofruar një zgjidhje të re për krizën që ka pushtuar “topçinjtë” për sa i përket dëmtimeve të shumta të sulmuesve.

Francezi është paraqitur vullnetarisht për të luajtur në sulm, duke i pohuar trajnerit se dikur ka luajtur si sulmues, kur ishte i ri. Saliba mendon se mund të mbushë boshllëkun e krijuar në sulm me dëmtimet e Saka, Jesus dhe Havertz.

Arteta, duke folur për mediat, tha: “Willy gjithmonë thotë: Kam luajtur si sulmues. Ai më kërkoi që unë ta provoja në atë pozicion. Kjo më është dukur disi qesharake, por kjo ishte dëshira e tij”.

“Është e vërtetë që ai shënonte shumë gola. Por shumë lojtarë luanin në atë pozicion kur ishin të rinj dhe më pas janë përshtatur me pozicione të tjera, ku trajnerët mendonin se ata ishin më të fortë dhe ai është i tillë në mbrojtje”, tha Arteta.

Trajneri konfirmoi se edhe italiani Riccardo Calafiori, një tjetër mbrojtës i Arsenal, ka luajtur si sulmues në rininë e tij dhe ka kërkuar të provohet në atë pozicion gjatë stërvitjes.

Të gjitha opsionet janë në tavolinë. Ne do të duhet të jemi krijues”, tha Arteta, që pritet të aktivizojë sërish mesfushorin Mikel Merino në sulm. Në ndeshjen e fundi tai hyri siz ëvendësues dhe realizoi 2 gola për Arsenal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit