Arsenali heq dorë nga sulmuesi që po shkëlqen në Premier për shkak të kostos së lartë

10 Janar 2025
9:28
Telesport
back button

Arsenal nuk mund ta përballojë dot tarifën rekord të transferimit të sulmuesit Alexander Isak, që po shkëlqen në Premier League, me 13 gola në 18 ndeshje në kampionat këtë sezon.

Skuadra e Newcastle ka kërkuar 150 milionë stërlina për sulmuesin suedez, shifër që ka stepur “topçinjtë” të avancojnë në bisedime. Isak pritej të ishte zëvendësuesi i Bukayo Saka, i dëmtuar.

Tashmë Arsenal është detyruar të shohë për alternativa të tjera në sulm në merkaton e janarit, teksa rezultat kanë qenë shpesh zhgënjyese këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit