Arteta: Duhet të kishim fituar dy kampionate

4 Janar 2025
17:09
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta mendon se ata mund të kishin fituar Premier League gjatë kohës së tij në drejtim të skuadrës.

Ai tha për Sky Sports:

“Gjithmonë mund të bëhen gjërat më mirë dhe gjithmonë mund të zhvillohesh. Por me numrat që kishim normalisht fitohen tituj dhe ne duhet të kishim dy tituj të Premier League.

“Por fakti është se ne nuk e kemi fituar, kështu që ka motivim, më shumë vullnet, më shumë entuziazëm për të thënë: A mund të shikojmë ende ekipin tonë dhe të themi se mund të jemi më mirë?

“Përgjigja ime është po, në të gjitha aspektet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit