“Arteta më kërkoi që të luaja si sulmues dhe shënova dy gola, se kisha bërë kurrë më parë”

18 Shkurt 2025
10:39
Telesport
back button

Fitorja e fundit në kampionat e Arsenal erdhi falë dy golave të realizuara nga Mikel Merino, në suksesin 2-0 ndaj Leicester. Spanjolli hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe realizoi dy gola, duke i dhënë suksesin “topçinjve”.

Merino, një mesfushori, ka rrëfyer se atij iu kërkua nga trajneri Mikel Arteta të luajë si sulmues, duke qenë se tek Arsenal nuk ka një të tillë, pasi janë të dëmtuar (Saka, Havertz dhe Jesus).

Arteta më tha se do të hyja si sulmues. Ne po flisnim atë ditë në mëngjes për këtë me një nga asistentët dhe sinqerisht ishte një surprizë për mua. Është hera e parë në karrierën time që luaj në atë pozicion. Për fat, mund ta ndihmoja ekipin me dy gola”, tha Merino.

I pyetur nëse ndihet si qendërsulmues, Merino u përgjigj: “Nuk e di. Nuk mendoj kështu të jem i sinqertë! Kam shënuar vetëm dy gola në karrierën time, kjo është hera e parë që e bëj këtë duke ardhur nga stoli si sulmues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit