Arteta pret “përforcime” nga infermieria, tri lojtarë gati të rikthehen nga dëmtimi për ndeshjen ndaj Monaco

9 Dhjetor 2024
9:57
Telesport
back button

Pas barazimit 1-1 ndaj Fulham në kampionat, skuadra e Arsenal përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Monaco në Champions League. Trajneri Mikel Arteta pret lajme të mira nga infermieria ku dhe ndodhet gjysma e mbrojtjes së tij, të dëmtuar.

Trajneri nuk është i sigurt nëse Gabriel, Riccardo Calafiori dhe Oleksandr Zinchenko do të kthehen nga lëndimi për t’u përballur me Monaco. I pyetur nëse ndeshja me Monaco është e mundur për ta, Arteta u përgjigj: “Le të shpresojmë që po, por do të vendosin mjekët”.

Na mungojnë shumë lojtarë në prapavijë. E mira është se cilindo që aktivizojmë aty ata përgjigjen pozitivisht. Ata përgjigjen me një qëndrim dhe performancë të mirë. Ky sezon me kaq shumë dëmtime na ka penalizar disi, por përpiqemi t’i përballojmë ato”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit