Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka konfirmuar se sulmuesit e akademisë, Charles Sagoe Jr, Nathan Butler-Oyedeji dhe Ismeal Kabia do të kenë mundësi të aktivizohen me ekipin e të rriturve duke parë krizën që kanë “topçinjtë” në repartin e avancuar.
Trajneri i Arsenal do të luajë pa Kai Havertz për pjesën tjetër të sezonit për shkak të lëndimit. I dëmtuar është edhe Gabriel Jesus, ndërsa Gabriel Martinelli dhe Bukayo Saka nuk pritet të kthehen deri muajin e ardhshëm.
Duke parë këto dëmtime, Arteta pranon se mund të thirren edhe sulmuesit e Akademisë, që janë aktivizuar në Carabao Cup. Kështu, Sagoe Jr po stërvitet me ekipin e parë, ndërsa Butler Oyedeji ishte në stol në ndeshjen e Champions League ndaj Dinamo Zagreb.
“Sagou po stërvitet me ne, kështu që çdo lojtar në atë pozicion, njësoj me Kabin dhe Nathin do të kenë mundësi për t’u aktivizuar në pejsën e mbetur të sezonit. Të gjithë do të jenë të përfshirë”, tha Arteta.







