Batha bën orakullin: “E kisha parashikuar…!”

13 Dhjetor 2019
22:35
back button

Protagonist absolut në derbin e kryeqytetit, me një gol që e futi në histori, si shqiptari i parë që shënon në stadiumin e ri “Air Albania”, por edhe për vlerat në fitoren e sfidës së parë të bardhebluve ndaj Partizanit pas më shumë se 5 vjetësh, Idriz Batha flet edhe si ish- i kuq.

“Në këto ndeshje nuk ka nevojë shumë për motivim. Rëndësi ka të jesh afër dhe të ndihmosh shokët. Në këto ndeshje të gjithë lojtarët mund të bëjnë edhe trajnerin. Gjithsesi, për pjesën taktike sigurisht që ka nevojë për trajner”.

“Nuk e kam përjetuar me çudit të madhe faktin që shënova golin e parë në stadiumin e ri. Në fakt, një natë më parë me çunat po diskutonim dhe u thashë jo vetëm me shaka, që do jem shqiptari i parë që do shënoj në stadiumin e ri dhe do fitojmë derbin dhe fatmirësisht ndodhi”.

“Shënimi i golit është ndjenjë e bukur, pasi nga pas kishim dhe tifozët tanë. E nuhata pak a shumë, pasi e dija që Torasa do krosonte aty, mendova që të sulmoja portën, topi erdhi tek unë dhe gjeta golin. Në fakt në momentin e golit nuk i mendova fare tifozët e Partizanit. Pavarësisht kësaj unë i repsektoj shumë ata dhe të gjithë tifozët e skuadrave të tjera ku kam luajtur. Nuk do të bëja dhe do thosha asgjë kundër tyre”, deklaroi Batha ndër të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit