Bekaj: Derbi nuk shijon aq pa tifozët, ja çfarë dua “t’i vjedh” Alban Hoxhës

20 Janar 2021
10:55
Alfred Lleshi
back button

Në krah të trajnerirt Dede, në prag të derbit të madh të kryeqytetit, ka dalë edhe portiere Visar Bekaj në konferencë për shtyp. “Gardiani” kosovar i ka sfiduar hapur të kuqtë, duke paralajmëruar fitoiren e të tijve: “Çdo lojtar para derbit motivohet vetë. Morali rritet vetë, besoj se atmosfera është shumë e mirë dhe në maksimum. Duhet të japim maksimumin në këtë ndeshje dhe të dalim me fitore. Sulmi më i mirë? Nuk di të them, besoj se ne nuk kemi ardhur në nivelin tonë dhe nuk kemi qenë i plotë si ekip.

Me kismet do ta fitojmë derbin me Partizanin, le të jetë pika e kthesës. Partizani ka shumë lojtarë cilësorë, por derbi është gjë tjetër. Nuk besoj se derbi përjetohet njësoj si ndeshjet e tjera. Ne e kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i tyre. Ndihem keq për mospraninë e tifozëve, por shpresoj të kthehen sa më shpejt dhe ta shijoj derbin ashtu siç i ka hije.

Jam i kënaqur me mbrojtjen, por në sulm nuk kemi qenë shumë mirë. Besoj se me afrimet e reja do të shënojmë më shumë gola. Do të ishte më mirë të pësonim dy gola në një ndeshje dhe të shënonim tre, sesa kështu 0-0. Gjithmonë jap maksimumin dhe them se paraqitem mirë.

Hoxha është portier shumë i mirë dhe cilësor. Ai vetëm me përvojën që ka, nuk e ka problem të luajë në Kategorinë Superiore. Mund të vjedh diçka te qetësia e tij. Idhull nuk kam askënd, por më pëlqen stili i portierëve gjermanë, Manuel Neuer dhe Ter Stegen”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit