Arsenal arriti një fitore të madhe në fushën e Wolves me rezultatin 1-0, në një ndeshje të komplikuar për shkak se luajti një pjesë loje me 10 lojtarë. Edhe vendasit e mbyllën me 10 lojtarë e në këto momente përfitoi heroi i ndeshjes.
Mbrojtësi Riccardo Calafiori, i aktivizuar në pjesën e dytë shënoi golin e fitores për “topçinjtë”, që i mban në vendin e dytë në renditje. “Siç mund ta imagjinoni, kjo është një fitore e rëndësishme. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Calafiori.
“U kisha thënë shokëve të skuadrës së mund të shënoj gola. Puna ime është të mbroj, por kur kam mundësi të dal përpara… Strategjia ishte të bënim një lojë mbrojtëse dhe të shfrytëzonim rastet dhe ia dolëm mbanë”, tha mbrojtësi italian.
Dole folur për kartonin e kuq të Leëis-Skelly, ai shtoi: “Nga pankina ishte e qartë se nuk ishte karton i kuq. Ai ishte shumë i zhgënjyer për atë ngjarje, por në fund, ne fituam. Kështu që, asgjë nuk ndodhi dhe tani është i lumtur”.
Për Calafiori, ky është goli i dytë në kampionat këtë sezon në 12 ndeshje të Premier League ku është aktivizuar. “Është hera e parë që fitojmë këtë sezon pas një kartoni të kuq”.







