Covid-19 “flirton” me Vllazninë, del përgjigjia për Shtubinën

4 Prill 2020
14:15
Alfred Lleshi
back button

Shkodra është kthyer në një vatër të nxehtë të “Coronavirus” në vendin tonë, sidomos ditët e fundit. Të prekurit atje po e kalojnë numrin njëshifror në dy ditët e shkuara, ndaj alarmi është evident. Ky infeksion i është afruar shumë edhe skuadrës së futbollit, Vllaznisë, sepse njëri prej kuqebluve kishte pasur kontakt me të diagnostikuar me Covid-19. 

Fjala është për Ndriçim Shtubina, i cili ka kërkuar të bëjë “tamponit”, me qëllim që të mos jetë bartës e të infektojë të tjerë. Mjeku i klubit shkodran, Ilirjan Haxhaja, është marrë me këtë proces ditën e djeshme. Ndërkohë, sot, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar edhe verdiktin e testit të parë: 

“Morëm përgjigjen e mirë të sportistit tonë të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, i cili nuk rezulton me virus. Faleminderit Zotit, që nuk kemi infektim në radhët e futbollistëve. Vazhdojmë me kujdes. Frikë Jo, Kujdes Po”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit