CR7 dhe sekretet e super vilës së re: kosto marramendëse, kalime të nëntokësore dhe…

16 Dhjetor 2022
14:56
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo është ende në kërkim të një klubi të ri pas ndarjes së tij me Manchester United, kështu që po flitet shumë për jetën e tij jashtë fushës.

The Sun zbulon se si do të jetë super vila e re e CR7, Georgina-s dhe fëmijëve të tyre. Një shtëpi e vërtetë ëndrrash, me komoditete që njerëzit e thjeshtë as që mund t’i imagjinojnë.

Vila e re e Ronaldos do të kushtojë 32 milionë euro. Do të ketë një pishinë gjigante xhami që do t’i lejojë të ecin nën ujë përmes një kalimi nëntokësor. Dhoma e madhe e gjumit do të ketë një sipërfaqe mbi 90 metra katrorë.

Për ta bërë edhe më të këndshëm qëndrimin e tyre në këtë shtëpi, Ronaldo dhe Georgina kanë punësuar tashmë katër punonjës, mes të cilëve një shërbëtor dhe një kuzhinier të specializuar për sushi, me një pagë prej 5000 euro në muaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit