Derbi i karakterit, Tirana me shumë plagë para Partizanit

10 Maj 2019
15:25
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana do të luajë derbin kundër Partizanit, ditën e diel, prej orës 16:30. Bardheblutë kanë shumë arsye për të fituar dhe ndalur të kuqtë, përveç rivalitetit të përjetshëm për dominimin e kryeqytetit. Djemtë e Ardian Memës rrezikojnë rënien nga Superiorja, prandaj dhe nevoja e 3 pikëve është më emergjente. 

Tekniku i bardhebluve nuk ka në dispozicon të gjithë grupin. Mungesë e sigurt është kapiteni Erando Karabeci që ka mbyllur sezonin. Një tjetër emër që shqetëson shumë është Edon Hasani. Shkodrani po vuan një dëmtim që e mbajti jashtë ndeshjes me Luftëtarin për Kupë. Golashënuesi i bardhebluve me 10 gola nuk ka zhvilluar stërvitje të rregullta me grupin dhe po lufton me kohën. Stafi mjekësor e ka në monitorim. 

Dorian Kërçiku është një tjetër emër në pikëpyetje. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka disa javë që mungon, prandaj dhe aktivizimi i tij dhe nëse mund të jetë gati nga ana shëndetësore është me pikëpyetje të mëdha. Ai ka mungesë ritmi dhe nuk ka formën e duhur fizike. Sulmuesi Oduamadi u dëmtua ndaj Luftëtarit dhe la fushën e lojës. Mema me shumë mundësi nuk do ta ketë në dispozicion. Një tjetër mungesë e konfirmuar është dhe grupi "Tirona Fanatics"… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit