Derbi në “Air Albania Stadium”, tifogrupi “Fanatics” nis provokimet dhe konfirmon praninë

11 Dhjetor 2019
17:21
back button

Partizani-Tirana për të parën herë në histori do të luhet në “Air Albania Stadium”, impianti i ri dhe modern ku është zhvilluar vetëm një ndeshje deri tani, ajo përuruese Shqipëri-Francë. Lajmërimi zyrtar ka ardhur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, në një komunikatë të shpërndarë në faqen e saj por edhe në rrjetet sociale.

Eshtë caktuar edhe vendi ku do të qëndrojnë dy tifozeritë e organizuara, pra në tribunën “Fatmir Frashëri”, që është edhe ajo veriore, ndërsa në tribunën “Vasillaq Zëri” do të vendosen tifozët e Tiranës, që është edhe pjesa Jugore e stadiumit. Pikërisht në këtë sektor do të vendosen bardheblutë, ndërsa tribuna karshi, e madhja, “Panajot Pano” do të jetë në dispozicion të Partizanit.

Edhe çmimet e biletave përkatëse kanë dalë në treg, ndërsa për të parën herë pas shumë kohësh, “Tirona Fanatics”, tifogrupi i organizuar bardheblu, do të jetë në stadium si udhëtues, duke qenë se në “Selman Stermasi” e kishin bojkotuar për shkak se nuk donin të ndryshonin sektorin e tyre kur luanin si “udhëtues”.

Tashmë, ata kanë konfirmuar praninë e tyre, ndërsa kanë bërë edhe ngacmimin e parë në rrjetet sociale.

Postimi i tifogrupit:

“Sot, vetëm 48 orë nga ndeshja, morrat dhe morrat e Digitalbit vendosin se ku do të luhet ndeshja, biletat dhe ndarjen e tribunave… Vetëm 48 ore nga starti lojës! Pavarësisht të gjithave, Ne do të jemi aty! Shkojmë fort për Tironën, edhe për emrin e saj ikone!

Shkojmë, bashkë për spektaklin e radhës dhe disinfektimin e qytetit… Grumbullimi dhe nisja e kortezhit (allinblack) nga qendra e Kryeqytetit, në orën 15:00… Prezenca e cilitdo është e rëndësishme. Të gjithë bashkë, All In Black! Detaje të tjera të organizimit do të dalin në vazhdim! OOO NGJYREN E KUQE…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit