Drejtori bardheblu del hapur: Tirana i do të dy trofetë për 100-vjetor

26 Qershor 2020
12:20
Alfred Lleshi
back button

Tirana kryeson kampionatin, po shkon e sigurt drejt fitimit të titullit kampion. Sidoqoftë, ajo mendon se mund t’ia dalë edhe në kompeticionin tjetër kombëtar, Kup[ën e Shqipërisë. Ia ka vënë syrin edhe këtij trofeu, por më parë duhet kaluar me sukses gjysmëfinalja ndaj Bylisit, pastaj finalja e 2 gushtit. Pas shortit të sotëm, Arbi Laçi, drejtori sportiv i bardhebluve, ka shprehur ambiciet e të tijve në të dyja garat:

“Besoj se do të ishin të ngjashme dhe dy skuadrat e tjera si rivale. Nuk jemi as të kënaqur, as të mërzitur. Një gjë e kemi pozitive, që do ta luajmë jashtë ndeshjen e parë. Edhe para shortit, këtë gjë doja. Ne jemi në garë për të dy objektivat, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë. Jemi tri ndeshje larg Kupës, pse jo, t’i fitojmë të dy trofetë në këtë vit jubilar.

Do kishte qenë më mirë të luanim me ndeshje teke në këto gjysmëfinale, pasi elementi fushë nuk është se ka shumë efekt në këto kushte. Por, kështu është vendosur, do ta respektojmë atë që është vendosur nga klubet, pasi ka pasur një diskutim mes nesh dhe FSHF-së nëse mund të luhej me ndeshje teke. Kështu është vendosur dhe le të fitojë më i miri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit