Dy superpritje në një sekondë dhe një zhytje në… portën e vet (Video)

15 Maj 2019
10:03

Duisburg u mund 4-3 në fushën e vet nga Heiddenhem duke siguruar matematikisht rënien nga Bundesliga 2.

Një ndeshje dramatike për vendasit që pjesën e parë e mbyllën në disavantazh 1-2 dhe me një penallti të humbur. Në të dytën ia dolën të barazojnë shifrat, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 7 minuta, kur mbrojtësi Bomheuer katranosi gjithçka.

Një aksion nga Heindenheim ku tentojnë të shënojnë, por dy gjuajtjet e tyre ndalen në një sekondë nga portieri dhe një mbrojtës, teksa topi shkon në një zonë të qetë dhe lehtësisht të largueshëm, Bomheuer prish gjithçka dhe e zhyt në portën e tij, duke i dhënë sërish avantazhin skuadrës mike.

Në vijim Duisburg barazoi sërish, por pas dy minutash miqtë shënuan golin e katërt dhe të fitores.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit