“E kaluam momentin e vështirë, tani është koha t’i afrohemi edhe më shumë Liverpool”

6 Dhjetor 2024
10:53
Telesport
back button

Arsenal e ngushtoi në 7 pikë diferencën me Liverpool në renditjen e Premier League pas ndeshjeve të luajtura këtë mesjavë. Fitorja 2-0 ndaj Manchester United është cilësuar si shumë e rëndësishme nga mesfushori i Arsenal, Declan Rice.

Është një rezultat shumë i madh, ndaj një ekipi të madh që ka një trajner të ri. Ata luajtën mirë, ndaj e vlerësoj shumë këtë fitore dhe tri pikët. E dinim se do të ishte një prove e vështirë, ishim të durueshëm dhe i qëndruam planit tonë të lojës”, tha Rice.

Ne besojmë në procesin tonë, në atë që punojmë gjatë javës. Kjo ndodhi me Manchester United, duke realizuar dy gola nga goditjet e këndit, sipas asaj që kishim përgatitur. Jam shumë i lumtur për djemtë”, shtoi Rice.

Në patëm një moment të vështirë para pak kohësh, por qëndruam së bashku si grup dhe e kaluam. E dinim se rezultatet nuk ishin të mira dhe tani po shoh një kthesë në këtë drejtim, duke iu afruar Liverpool”, u shpreh Deklan Rice.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit