Ibrahima Konaté ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane falë një sezoni të shkëlqyer me Liverpool. Dhe mbrojtësi francez nuk e ka fshehur dëshirën e tij për një lëvizje në të ardhmen.
“Është shumë lajkatare të dëgjosh se klubet e mëdha janë të interesuara, por tani jam i përqendruar në këtë sezon. Dua të fitoj gjithçka, të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur”, u shpreh Konate.
Më tej, 25-vjeçari francez, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me “reds”, shtoi: “Për gjithçka që në lidhje me situatën time kontraktuale, janë agjentët e mi dhe këshilltarët e mi që kujdesen për këtë”.
I pyetur për një transferim te PSG, mbrojtësi tha: “Unë jam nga Parisi, prindërit e mi dhe familja ime jetojnë atje, të gjithë miqtë e mi janë atje. Nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja”.







