Egbo: Flamurtari vlen sa Partizani! Ja kur do të flas për titullin

3 Mars 2020
15:09
Alfred Lleshi
back button

Një cikël i plotë pa humbje, nga derbi i madh i kryeqytetit i fazës së dytë tek ai i fundjavës së kaluar. Emanuel Egbo është “zoti” bardheblu, edhe pse ai ia dedikon gjithçka Zotit në qiell. Asnjë humbje për të, me “qershinë mbi tortë” fitoren e fundit 5-1 ndaj Partizanit. Kreu i renditjes është realitet tashmë, ashtu sikurse ëndrrat për t’u shpallur kampion me rastin e 100-vjetorit të klubit nisin të bëhen me krahë. Megjithatë, nuk ka vend për të “fjetur mbi dafina”, sepse rruga mbetet akoma e gjatë dhe e vështirë. 

Nesër duhet kaluar me sukses transferta vlonjate. Flamurtari është një emër i madh, pavarësisht problemeve të shumta që po kalon dhe pozicionit në klasifikim. Egbo apelon për kujdes e përqendrim maksimal: “Lojtarët që do hidhen në fushë për të zëvendësuar ata që mungojnë janë gati për të dhënë 100 për qindëshin e tyre. E kam thënë herë pas here qse çdo lojtar brenda ekipit të Tiranës është i rëndësishëm. Edhe ata që luajnë, edhe ata që janë në stol, janë njësoj për ne. Kemi nevojë për të gjithë. Ky është një shans për ata që do të luajnë nesër, shpresoj ta tregojnë veten.

Situata e Flamurtarit? Është një ndeshje e fortë, njësoj si ajo me Partizanin. Janë 3 pikë në lojë, pavarësisht se ndaj Partizanit ishte derbi. Gjithsesi, edhe derbi vlen 3 pikë. Flamurtari është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht, nuk duhet marrë lehtë. Nuk na ka marrë vetëm ne pike, por edhe Bylisit, Lacit, Partizanit. Flamurtari i ka hapur probleme shumicës së ekipeve. Ka ndërthurje të mirë mes çunave të rinj dhe atyre me eksperiencë.

Tirana për titull? Këtë do ta them në ndeshjen e fundit të kampionatit. Kur të kemi edhe 1 ndeshje për të luajtur, atëherë do ta them objektivin. Janë edhe 12 javë kampionati, një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një dhe nga një. Do të shikojmë punën tonë, nuk do të merremi me të tjerët”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit