Formacionet zyrtare: Tirana me surpriza, Ahmataj bën shumë ndryshime!

27 Tetor 2019
12:29
back button

Tirana do të luajë ditën e sotme në orën 13:00 në transfertë përballë Luftëtarit. Një ndeshje e veçantë për bardheblutë, pasi edhe debuton trajneri i ri Julian Ahmataj. 

Janë publikuar formacionet zyrtare dhe trajneri i ri i Tiranës, vjen me disa ndryshime dhe surpriza. Në mbrojtje, qendra përbëhet nga Osmani dhe Hoxhallari, ndërsa në krahun e majtë luan Ismajlgeci. Gjithashtu, ndryshime ka edhe në mesfushë, ku rikthehet Grent Halili, si dhe Torassa. Në majën e sulmit luan Ngoo.

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Prikas, Isufi, Demo, Qato, Rapo, Açka, Dushkaj, Vyent, Fili. Trajner: Giorgios Marantas
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cobinnah, Halili, Torassa, Ngoo. Trajner: Julian Ahmataj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit