Gol in-extremis, Daja i dhuron fitoren Tiranës

17 Gusht 2019
22:56
back button

Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj skuadrës së Bylis, të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pavarësisht kontingjentit të luksit, tashmë të plotë në dispozicion të trajnerit Mema, suksesi i Tiranës u vendos në minutën e 90’ falë golit të realizuar nga mesfushori Asion Daja.

Një aksion të cilit i dha jetë Ngo’o me një shërbim fantastik për Kobina në të djathtë. Ky i fundit, pasi futet në zonën e ballshiotëve asiston për Dajën që dërgon topin në rrjetë, 1-0.

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Torasa, Hasani, Kale, Halili, Dunga.

Bylis: Hidi, Goxha, Bicaj, Turabov, Ndreca, Mëllugja, Ymeralilaj, Qardaku, Entoni, Murataj, Guindo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit