Luis Diaz ka qenë një nga investimet e mëdha të Liverpool në vitet e fundit, duke e lejuar atë të bëhet titullari i padiskutueshëm në krahun e majtë për “reds”.
Kolumbiani është i pëlqyer nga Barcelona, por ai vetë ka dashur të qetësojë të gjithë duke folur për të ardhmen e tij.
“Që nga dita e parë që kam ardhur këtu, kam qenë gjithmonë i lumtur, i relaksuar, duke shijuar futbollin e luajtur në këtë skuadër të madhe”, u shpreh sulmuesi kolumbian.
“Do të flasim për rinovimin e kontratës sime edhe përtej 2027. Do të qëndroja për aq vite sa është e nevojshme nga klubi“, tha Luis Diaz.







