Jonuz me karakter: Unë komandanti, askush nuk fut hundët!

23 Tetor 2019
18:16
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli pas fitores kundër Flamurtarit me rezultatin 1-3. Ai u shfaq mjaft i kënaqur pas fitores me vlonjatët.  

Ndeshja – “Ishte një ndeshje e rëndësishme pas humbjes me Partizanin. Kjo ndeshje ishte thuajse e barabartë dhe kishte shumë presion psikologjik. Flamurtari u shfaq shumë mirë sot dhe kanë futbollistë të mirë, por pas kartonit të kuq fola në dhomat e zhveshjes se si do të luanim në pjesën e dytë. Zbatuam detyrat”. 

Sulmi – formacioni – “E rëndësishme të fusnim futbollistët me freski fizike. Luajtëm para 3 ditësh me Partizanin, sot me Flamurtarin dhe më pas me Laçin pas 3 ditësh. Kjo është arsyeja se pse futa futbollistët e freskët. Një fitore shumë e rëndësishme, pasi tani kemi 3 pikë. Sot jam shumë i lumtur dhe për Da Silvën që shënoi gol. E rëndësishme të merrnim pikët”.

Objektivat – “Shikojmë renditjen dhe me një fitore apo me një humbje ndryshon gjithçka. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe jam shumë i lumtur që fituam. Pas ndeshjeve shoh çdo gjë në skuadër dhe kualitetin. Një situatë që ne duhet të marrim 6-7 pikë të tjera”. 

Drejtuesit – “Kemi administratorin Suad Lici dhe drejtorin sportiv Engin Firat. Kam komunikim të mirë, por unë jam komandanti në skuadër askush tjetër. Do të punoj me lojtarët e mirë dhe besoj te lojtarët e mirë”.  
 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit