Komenti skandaloz për Kosovën, Tirana dënon lojtarin

20 Qershor 2019
16:22
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndër çështjet më të nxehta të ditëve të fundit ka qenë ajo e mbrojtësit të Tiranës, Jurgen Goxha, në lidhje me Kosovën. Lojtari ka fyer shqiptarët e Kosovës me një koment aspak të hijshëm dhe skandaloz! 

Shkruante Goxha në "Facebook". Lojtari reagoi sërish dhe kërkoi falje me një shkrim në "Facebook". 

Një situatë e tillë nuk mund të kalohej me kaq, pasi tashmë ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Tiranës. Klubi bardheblu ka dënuar deklaratat e Goxhës dhe ka bërë me dije se mbrojtësi do të marrë gjobë. 

Reagimi  – "Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale. Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë.  

"Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cënon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit