Video: Ftesa e veçantë e Bielsa-s për Zidane

18 Janar 2019
22:24
back button

Marcelo Bielsa është rikthyer si protagonist, duke bërë të flitet për atë, jo aq shumë për rezultatet e Leeds United, sa për pohimin publik se ka spiunuar të gjithë kundërshtarët e tij në kampionat. 

Tani është zbuluar edhe dialogu unik mes ‘El Loco’ dhe Zinedine Zidane, që daton nga koha kur Bielsa drejtonte Olympique Marseille, ndërsa Zizou ishte në krye të Real Madrid B.

Ish-trajneri i Los Blancos, me origjinë marsejeze, dhe një tifoz i vjetër i OM, përfitoi nga një moment i lirë, për t'u kthyer në shtëpinë e tij dhe për të parë nga afër një seancë stërvitore të Bielsas. 

Një takim kurioz mes të dyve pasoi atë vizitë të Zidane në Francë, me argjentinasin që u vetëofrua të sqarojë në detaje atë që skuadra e tij kishte aplikuar gjatë seancës stërvitore. “Nëse dëshiron, në fund të ditës të sqaroj gjithçka. Nuk dua të dukem mburravc, por…”, ishin fjalët e Bielsas për Zidane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit