Në Angli sezoni i ri ka ngritur siparin, të paktën për ligat e dyta e në vijim, teksa javën e ardhshme starton edhe Premier League.
Luton barazoi 3-3 ndaj Middlesbrough, por vëmendjen e mori sulmuesi i skuadrës mike, Browne, i cili me një lëvizje dhe një finte dehu kundërshtarin duke i kaluar topin mes këmbëve dhe duke ia humbur nga shikimi.
I turpëruar, mbrojtësi Potts nuk pati gjë tjetër në dorë, përveçse ta ndalte me faull.