“Lance Armstrong më shpëtoi jetën, rrezikoja të kisha fundin e Pantani”

29 Shtator 2021
9:39
Telesport
back button

Ish-çiklisti gjerman Jan Ullrich, tashmë 47 vjeç, një nga ikonat e sportit të biçikletës, fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ka bërë një rrëfim për jetën e tij. “Kam qenë shumë pranë vdekjes, njësoj si Marco Pantani”, ka qenë deklarata e bërë nga Ullrich.

Për 3 vite kam patur probleme të mëdha dhe mund të përfundoja i vdekur si Marco. Për fat të mirë arrita të rimarr veten. Sot stërvitem çdo ditë dhe nuk përdor më as alkol dhe as drogë. Dhe, mbi të gjitha, nuk jam vetëm. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Kisha nevojë për ndihmë dhe sot e kam këtë ndihmë”, tha Ullrich.

Çiklisti gjerman, që ka fituar edhe Vueltën e Spanjës (1999) si dhe është shpallur dy herë kampion bote, u shpreh se ka patur ndihmën e një tjetër ikone, Lance Armstrong. “Erdhi të më takonte dhe kjo më bëri shumë të lumtur asokohe. Kisha harruar se çfarë më bënte të lumtur: Të ecja me biçikletë, të qëndroja me miqtë, dashuria për fëmijtë e mi. I kisha harruar të gjitha”, tha Ullrich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit