Lider i mbrojtjes së Tiranës, Turtulli modest: Jemi të gjithë si ekip, ja çfarë ka ndryshuar në skuadër!

2 Mars 2019
20:52
back button

Marvin Turtulli është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Tiranës. Në mungesë të tij, ekipi bardheblu vuajti shumë gjatë fazës së dytë, teksa me rikthimin e Turtullit titullar, Tirana është më solide në mbrojtje.

Gjatë derbit me Partizanin, Turtulli ishte një nga lojtarët më aktiv në fushën e lojës, teksa fitoi pothuajse të gjitha dyluftimet me kundërshtarët. Në një intervistë për mediat, shtatlarti bardheblu, tregoi se Tirana ishte e pafat ndaj Partizanit, pasi nëse do ishin realizuar rastet e Ngoo, ndeshja do kishte tjetër rrjedhë. 

“Ishim shumë të pafat të them të drejtën. Kundërshtari bëri vetëm një gjuajtje në portë. E dominuam komplet ndeshjen, por ishim të pafat. Për tifozët na vjen shumë keq, që erdhën të gjithë dhe na përkrahën”-tha Turtulli, ndërsa vijoi duke thënë se:

Janë taktikat e trajnerit, ndonjëherë nuk funksionon ashtu siç duhet. Lojtarët që futen në lojë, duhet të përshtatet. Ne u munduam të shkonim shumë lart, Michael pati shumë raste, po ti shfrytëzonim ato raste, besoj se do ishte krejt ndryshe ndeshja”-u shpreh qendërmbrojtësi. 

Nuk pranon të quhet lider i mbrojtjes, duke ruajtur modestinë. Turtulli tregon edhe sekretin e Tiranës aktuale, që sipas tij, është harmonia dhe bashkëpunimi në grup.

Është fillimi i mirë, me kupën mungonte Turtulli (qesh), bëj shaka, mund të them që e kemi filluar shumë mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Tani ka më shumë harmoni në ekip, bashkëpunojmë më shumë bashkë, tani luajmë si grup.

Lider në mbrojtje? Mbrojmë të gjithë si ekip, nuk ka lider. Jemi përmirësuar shumë, sepse mbrojtja është akuzuar. Tani jemi përmirësuar shumë në të gjitha repartet. Patëm vetëm mungesë fati ndaj Partizanit asgjë tjetër. Të ardhmen nuk e di, duhet t`ia lë kohës”-u shpreh qendërmbrojtësi bardheblu. 

Turtulli është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit bardheblu, me të cilin luan prej vitit 2016. Shtatlartësia e tij e bën atë të jetë një garanci për mbrojtjen e Tiranës, ndërsa shpesh herë ka gjetur dhe rrjetën, kryesisht nga goditjet standarde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit