Liverpool do të humbasë këtë verë Trent Alexander-Arnold, pasi ai po afrohet gjithnjë e më shumë me Real Madrid. Për pasojë, skuadra e “reds” ka filluar bisedimet paraprake për të blerë mbrojtësin holandez të Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong.
24-vjeçari konsiderohet si njeriu i duhur për të zëvendësues Arnold. Sipas mediave britanike, skuadra e Liverpool ka kohë që po e monitoron nga afër mbrojtësin e djathtë, por negociatat janë ende në fazat fillestare.
Frimpong, i cili pati një sezon fantastik me Leverkusen vitin e kaluar dhe gjithashtu ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, është synuar nga disa klube të mëdha angleze si Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.
Liverpool, duke kërkuar përforcime në krahun e djathtë, mund të përshpejtojë bisedimet javët e ardhshme në përpjekje për të rrëmbyer holandezin nga Bundesliga. Megjithatë, konkurrenca do të jetë e ashpër dhe çmimi i lojtarit mund të rritet.
Frimpong, 24 vjeç, është rritur në radhët e Manchester City dhe ka bërë një përshtypje të madhe në Leverkusen që kur erdhi nga Celtic në vitin 2021, duke i ndihmuar ata të sigurojnë titullin e Bundesligës sezonin e kaluar dhe të arrijnë në finalen e Europa League.







