Luhet klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm

29 Gusht 2019
14:06
Alfred Lleshi
back button

Nuk do të vonohej shumë, por vetëm në javën e 3-të të Superiores, tifozët e futbollit në Shqipëri do të kenë mundësinë të shohin “klasiken” e Superiores, Vllaznia-Tirana (luhet më 31 gusht, ora 19:00). Dy skuadra me shumë traditë e histori në vendin tonë, që njëra pas tjetrës, në dy vitet e shkuara provuan shijen e hidhur të rënies një kategori më poshtë. Këtë fundjavë, në mitikun “Loro Boriçi” do të jenë sytë e të gjithë dashamirësve të futbollit shqiptar, jo vetëm të atyre të dy skuadrave. Interesant është fakti se në këtë përplasje direkte, e para për sezonin e ri futbollistik, Vllaznia dhe Tirana mbërrijnë në të njëjtën “gjatësi vale”, me nga 4 pikë secila. 

Një fitore dhe një barazim kanë kuqeblutë dhe bardheblutë, edhe pse golaverazhi flet në favor të këtyre të fundit. Klubi shkodran, duke ditur që interesimi për këtë supersfidë do të jetë maksimal, i ka nxjerrë në shitje biletat qysh ditën e sotme. Po kështu, ka bërë me dije çmimin e tyre, sipas sektorëve përkatës në “Loro Boriçi”. Të interesuarit për të qenë “dëshmitarë” të kësaj klasikeje të futbollit tonë mund të përzgjedhin biletën sipas mundësive financiare, duke u konsultuar me tabelën më poshtë. Thirrja publike e Vllaznisë, me këtë rast ka qenë në formë kushtrimi: “Eja edhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës në këtë ndeshje të rëndësishme!”


 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit