Miqësorja: Cale në superformë, por Tirana përmbyset nga ekipi polak!

15 Janar 2020
14:50
back button

Në kuadër të përgatitjeve të minifazës dimërore (dy javë në Turqi), Tirana ka zhvilluar sot një tjetër miqësore në Turqi përballë skuadrës polake Korona Kielce (vendi i 14-të në kampionat), e cila ka përfunduar me fitoren e ekipit verdhekuq me rezultatin 2-1. Deri tani, Tirana është përballur në miqësore me Mezokovesd, ku edhe ka fituar 1-0, por edhe me Alanyaspor ku ka humbur 2-1.

Bardheblutë e drejtuar nga Egbo e nisën mjaft mirë testin ndaj polakëve duke shënuar me anë të Torrasa, por më pas u përmbysën nga golat e Pacida dhe Duranovic në fillim të pjesës së dytë.

Skuadra e kryeqytetit është shfaqur mjaft agresive në 45′ e para, teksa edhe Cale i është afruar dy herë golit. Cale është dukur më i frymëzuari dhe kudo në fushë. Sakaq, edhe Ngoo pati rastin për të shënuar, por ishte i pafat. Sulmuesi anglez edhe në fund pati shansin por u bllokua nga mbrojtja polake.

Formacioni titullar i Tiranës: Lika, Vangjeli, Doka, Muça, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo. Tr.: Egbo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit