“Mos më çani t…”, çfarë po ndodh me Lavezzi-n dhe Belen?

9 Janar 2022
11:38
Denis Hakanaj
back button

“Lidhje mes Belen Rodriguez dhe Ezequiel Lavezzi. Të dy janë bashkë në Uruguay”, ky është tashethemi që po bën xhiron e internetit.

Nëse bukuroshja argjentinase ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment, ish-ylli i Napoli-t dhe PSG-së nuk është përmbajtur.

“Mos më çani trapin. Unë jam i fejuar dhe i lumtur”, ka shkruar Pocho në Instagram, duke ndarë me ndjekësit e tij fotografinë e një artikulli që fliste për një lidhje me Belen.

“Fake”, ka shtuar argjentinasi.

Lavezzi ndodhet në Punta del Este, në Uruguai, me partneren e re, modelen Natalia Borges. Me pushime në Amerikën e Jugut është edhe Belen.

Kohët e fundit, Belen i ka dhënë fund lidhjes së saj me Antonino Spinalbese, me të cilin ka një vajzë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit