Ndeshje pa “arbitër”, Tirana barazon në miqësore me Korabin!

8 Mars 2019
16:01
back button

Shtyrja e kampionatit i kapi disi në befasi skuadrat shqiptare, të cilët po mendonin për ndeshjen e radhës, që do të luhej këtë fundjavë.

Vendimi i Shoqatës së Arbitrave për të mos lejuar zbritjen në fushë të “bilbilave” nëse nuk ka prani policie në stadiume, bëri që të gjitha klubet të ndryshojnë planet në moment të fundit.

Kështu gjatë ditës së sotme ekipet e Superligës kanë zbritur në fushë, duke luajtur ndeshje miqësore me ekipe të Kategorisë së Parë. 

Për shkak të mungesës së arbitrave, është dashur që nga vetë klubet të improvizohet për gjykimin e ndeshjeve, duke veshur si arbitër zyrtar të kubeve.

Tirana, që normalisht do të luante kundër Laçit këtë fundjavë, zhvilloi takim miqësor me Korabin e Peshkopisë, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”. 

Trajneri Ardian Mema aktivizoi në këtë ndeshje shumë nga lojtarët e stolit, të cilët nuk kanë pasur hapësirë gjatë fazës së tretë të kampionatit. 

Takimi përfundoi në barazim 1-1, me skuadrën bardheblu që kaloi e para në avantazh në pjesën e parë me Tony Maveje në minutën e 20` të takimit. Në të dytën ishin miqtë që barazuan në minutën e 77` me Xhuliano Shukën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit