Nis Turi 80-të Çiklistik, një britanik fiton etapën e parë, Demiri më i miri nga kuqezinjtë

23 Maj 2023
13:45
Telesport
back button

Ka startuar edicioni i 80-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një event ndërkombëtar ky i sportit të biçikletës që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në total janë 5 etapa, ndërkohë që ajo e hapjes, Tiranë-Dushk-Krrabë, 146km e gjatë, u fitua nga britaniku Maksimilian Stedman, që garon me ekipin anglez të Velo Shills.

Ai dha kohën 3h20’05”, duke fituar duelin me sprint ndaj rumunit Kristian Raileanu, ndërsa i treti u klasifikua greku Periklis Ilias. Më i miri nga çiklistët shqiptarë në këtë etapë të parë ishte Mikel Demiri i kombëtares kuqezi, që u rendit në vendin e katërt.

Etapa e parë u zhvillua në një ritëm të mirë dhe kishe shumë konkurrencë, ndërkohë që kushtet atmosferike (era dhe shiu) e vështirësuan një pjesë të garës. Malorja e Krrabës vuri në një sprovë të vështirë garuesit. Etapa e dytë është ajo Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157km e gjatë, një etapë kryesisht fushore, ndërkohë që pjesëmarrës janë rreth 100 garues.

Itinerari Turi 80-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë-Dushk-Krrabë, 146km

Fitues: Maksimilian Stedman (Angli), 3h20’05”

Etapa 2, Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157km

Etapa 3, Elbasan-Vlorë, 143km

Etapa 4, Vlorë-Mbrostar-Përmet, 185km

Etapa 5, Përmet-Fier, 123km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit