“Nuk dua të humb kohë”, ylli i Liverpool: Nuk e di se çfarë do të ndodhë

9 Qershor 2025
15:32
Telesport
back button

Harvey Elliott pranon se po mendon të ardhmen e tij me Liverpoolin.

Duke luajtur me Anglinë për Kampionatin Europian U21, Elliott thotë se planifikon të flasë me drejtuesit e klubit për situatën e tij pas turneut.

“Është thjesht një situatë për të cilën unë dhe ekipi duhet të bisedojmë, sepse tani po hyj në një moshë ku jam 22 vjeç, do të jem 23 sezonin tjetër”, tha Elliott kur u pyet nëse po e shqyrton largimin nga Liverpooli.

“Nuk dua të humbas vite me karrierën time sepse është një karrierë e shkurtër. Nuk e di çfarë do të ndodhë.

“Duhet të reflektoj. Duhet të shoh nëse jam i kënaqur me atë që po bëj dhe si mund të përmirësohem si lojtar, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme.

“Dua vetëm të përmirësohem dhe të jem versioni më i mirë i mundshëm i vetes. Nëse kjo do të thotë të shkoj diku tjetër, atëherë është një vendim që do të duhet ta marr dhe thjesht duhet të shoh se çfarë ndodh.

“Asgjë nuk më bën të dua të largohem. E dua klubin, i dua tifozët, ekipin. I mbështes edhe ata. Por më e rëndësishmja, ka të bëjë me atë që është më e mira për karrierën time”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit