“Nuk është e lehtë të mundësh dy herë City brenda një sezoni, ky ishte çelësi i suksesit”

25 Shkurt 2025
9:23
Telesport
back button

Entuziasmi te skuadra e Liverpool është i madh, sidomos pas fitores 2-0 ndaj Manchester City. Sukses që ka cuar “reds” në 11 pikë avantazh ndaj rivalëve. Mes më të gëzuarve është mbrojtësi Andy Robertson.

Së pari, të mposhtësh Manchester City si në shtëpi ashtu dhe jashtë nuk është kurrë e lehtë. Mendoj se që kur kemi ardhur këtu, si unë ashtu dhe Salah, disa vite më parë, ne kemi fituar në “Ettihad” vetëm në Champions”, tha Robertson.

Është gjithnjë e vështirë të luash ndaj tyre. Ata luajtën me një ekip sulmues dhe me një objektiv të qartë. Nuk pësuam gol dhe jemi të gjithë jemi të lumtur për këtë”, shtoi mbrojtësi i Liverpool.

Mendoj se kufizuam një ekip të mirë në një numër shumë të vogël rastesh ose të paktën mundësi të qarta për të shënuar. Mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte që ne mbajtëm portën e pastër”, tha Robertson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit