Nuk ka rinovim, Tirana largon mesfushorin kampion

9 Gusht 2020
13:03
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana vendosi të largonte nga skuadra Edon Hasanin. Mesfushori zyrtarizoi largimin e tij nga bardheblutë me anë të një shkrimi në rrjetet e tij sociale. Ai u largua me falenderime, ndërsa e ardhmja e tij nuk dihet se ku do të jetë tashmë.

“E dashur familja bardh e blu. Cikli im me Tiranën erdhi në fund. Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë shokët e ekipit, të gjithë trajnerët, stafin dhe presidentin, me të cilët kam punuar këto 2 vite.

“Në veçanti falenderoj të gjithë tifozët bardh e blu për gjithçka që kanë bërë për mua dhe ekipin duke na mbështetur në çdo moment. Pas 2 viteve të suksesshme në aspektin personal dhe kolektiv ku arrita te shenoj 21 gola të bardhë si pastërtia e qiellit blu dhe me fitimin e titullit Kamp100n e mbyll me kokën lart me Tiranen.

“Titulli Kamp100n ishte mbyllja më e bukur pas gjithë atyre sakrificave që të gjithë bashkë kaluam këto 2 vite. Sfida të reja më presin dhe po largohem me përshtypjet më të mira. Faleminderit Tirona ⚪️🔵 🏆“, – shkruan Hasani. 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit