Operacioni shkon me sukses por do të humbasë sezonin, Havertz: Do ta mbështes ekipin në prapaskenë

17 Shkurt 2025
9:54
Telesport
back button

konfirmimit se do t’i nënshtrohej një operacioni, Arsenal ka humbur zyrtarisht sulmuesin gjerman për pjesën e mbetur të sezonit. Një goditje e madhe për klubin anglez dhe për trajnerin Mikel Arteta, i cili e gjen veten pa asnjë qendërsulmues.

Për këtë arsye, Havertz mendoi se ishte e drejtë të informonte fansat e tij për operacionin e suksesshëm. “Ditët e fundit kanë qenë të vështira për t’u përpunuar si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Por fundjava ishte pozitive, një operacion i suksesshëm dhe një fitore”, tha Kai Havertz.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mbështetjes që mora këto ditë, ato më ndihmuan vërtet. Tani jam i fokusuar në rrugëtimin tim drejt rikuperimit të plotë fizik dhe duke i dhënë të gjithë mbështetjen që mundem skuadrës, në prapaskenë”, thuhet në deklaratën e sulmuesit në Instagram.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit