Operohet sulmuesi i Tiranës, do të kthehet në shkurt

16 Dhjetor 2019
12:00
Alfred Lleshi
back button

Tirana gjeti fitoren e munguar në derbin e fundit, pas thuajse 6 vitesh “agjërim”. U desh të luhej në “Air Albania”, në stadiumin e ri luksoz të kryeqytetit, që të ndaloheshin rezultatet negative ndaj Partizanit. Për pasojë, gëzimi si të ishte fituar titulli kampion ishte i ligjshëm për tifozët bardheblu. Ndërkohë, tashmë po punohet për rikuperimin e të dëmtuarve dhe konsolidimin e frymës së grupit. Emanuel Egbo ka marrë “stafetën” e paqtimit të gjërave, duke i dhënë mundësinë klubit për t’u matur mirë tashmë në emërimin e trajnerit të tretë të këtij sezoni. 

Sulmuesi i ardhur verën e këtij viti te 24 herë kampionët e vendit ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Vetë klubi ka njoftuar: “Ismael Dunga ka kryer me sukses operacionin në gju pranë spitalit “Salus”. Pas dy ditësh, sulmuesi do të nisë menjëherë punën për riaftësimin e tij. Dunga pritet të jetë i gatshëm për skuadrën në fillim të muajit shkurt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit