POST-DERBI: Stoli i Memës në rrezik, eksperimenti që mund të largojë trajnerin!

30 Shtator 2019
9:43
Eraldo Harlicaj
back button

“Mema? Nuk e di. Gjithçka mund të ndodhë”, – tha presidenti Refik Halili pas derbit me Tiranën i pyetur në lidhje me largimin e trajnerit. I zhgënjyer në maksimum, trajneri pas ndeshjes e pranoi se mund të largohej. “Nuk e di çfarë mund të ndodhë, janë pyetje për presidentin, jo për mua”, – tha numri një i stolit duke lënë gjithçka të hapur.  

Refik Halili është i zhgënjyer për eksperimentin që bëri tekniku me mbrojtësin Kristi Vangjeli. Ky i fundit u aktivizua në qendër të mbrojtjes, ndërsa në çdo moment e kemi parë në krahun e djathtë, si të Skënderbeu, po ashtu në çdo ekip që ka luajtur. 

Një lëvizje e tillë nuk i ka pëlqyer aspak numrit një të klubit që i ka faturuar humbjen e këtij derbi pikërisht trajnerit. Halili njihet për karakterin e tij shpërthyes dhe të paduruar kur vjen puna për ndryshimin e stolit, ndërsa paralajmëroi stuhi dhe te drejtuesit. Sfida ndaj Partizanit i iku komplet nga duart Tiranës që me organizimin dhe përplasjen e tifozëve e deri te rezultati. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit