Premtimi i radhës: “Do ta çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë!” (VIDEO)

26 Qershor 2019
10:57
back button

Premtimet elektorale i kanë ngopur shqiptarët, por gafat e kandidatëve shpeshherë tregojnë edhe interesin e tyre për punën që duan të bëjnë.

Vite më parë kandidatja për kryetare në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi se sapo të vijë në krye të bashkisë do e dërgojë Vllazninë në Kategorinë e Parë, një gafë e saj, por që si për ironi të fatit ashtu ndodhi, Vllaznia ra për herë të parë nga Superliga shqiptare.

Me 30 qershor Partia Socialiste pret të organizojë zgjedhjet lokale dhe kandidati për Bashkinë e Shkodërs, Valdrin Pjetri ka bërë një tjetër gafë në stilin “alla Voltana Ademi”, që kësaj të fundit mund t’i falet edhe për faktin se është femër.

Vllaznia nuk po arrin të kalojë aty ku e ka vendin. Kam marrë shumë shqetësime nga tifozë të ndryshëm që e kanë ndjekë Vllazninë ndër vite, edhe dy breza dhe pyetja kryesore është: Valdrin, çfarë do të bësh me Vllazninë nesër? Në konsultë edhe me mjeshtrit e sportit, por edhe duke parë anën ekonomike, propozimi ynë është fillimi i procedurave për privatizimin e KF Vllaznia”, tha fillimisht kandidati Pjetri.

Më pas vjen “perla”: “Vetëm atëherë ne mund të çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe t’i japim Vllaznisë as më shumë e as më pak, por atë që meriton. Ja kemi borxh dhe borxhet duhet me i la. Koncepti ynë është që Vllaznia të privatizohet”.

Një lapsus nga ana e Pjetrit, por në Shkodër janë tërbuar thjesht nga ideja se mund ta shohin edhe një herë skuadrën e zemrës në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit