Punëtorët pa bukë, Ademi gjen kohë për akuza politike

13 Shtator 2019
9:37
back button

Situata në Shkodër nuk është aspak pozitive me punetorët e stadiumit që nuk janë paguar prej 5 muajsh. Mediet lokale kanë kontaktuar me znj. Voltana Ademi. Ajo ka gjetur kohë për të hedhur fajin menjëherë te keqfunksionimi i Bashkisë Shkodër dhe faktit se nuk ka më asnjë kompetencë në vendimmarrje dhe jo për t’i dhënë një zgjidhje reale situatës. 

Ademi e pranon se punëtorët janë pa rroga prej kohësh, por nuk di të japë zgjidhje thjesht largon përgjegjësitë nga vetja duke e kthyer dhe këtë çështje jetike në një rast për sulme politike dhe largim faji. Situatë e turpshme! 

Fjala e saj – “Është një shqetësim i ngritur prej disa kohësh jo vetëm për punonjësit, por që e diskutojmë edhe me drejtuesit e klubit Vllaznia dhe të sport klub Vllaznia, sepse të dy këto institucione kanë të njëjtën problematikë, që do të duhet ta adresojmë menjëherë.

Në fakt, situata në të cilën ndodhet Bashkia Shkodër, është pak komplekse dhe lidhet pikërisht me situatën që ka pasuar problematikën dhe krizën politike. Ekzekutivi i Bashkisë Shkodër vazhdon të funksionojë normalisht, sipas detyrimeve ligjore, por nga ana tjetër kemi një problematikë shumë të madhe që lidhet me vendimmarrjen apo ligjvënien. Në këtë kontekst kanë filluar të duken pasojat dhe mendoj se edhe ky është një alarm që kërkon një rregullim sa më të shpejtë të funksionimit për të bërë të mundur që njerëzve t’u shërbejmë. 

“Dua të vë në dukje se Këshilli i Bashkisë Shkodër ka tre muaj që nuk merr asnjë vendim, pra nuk ka një vendimmarrje që lidhet me vijueshmërinë e punës për t’u ekzekutuar dhe kështu dalin pengesa në shërbimin që ne duhet të realizojmë. Ka pasur një miratim në muajin maj nga Këshilli i Bashkisë Shkodër për hapje fondesh qoftë për ‘Vllaznia’ sh.a, por edhe sport klub Vllaznia dhe ky vendim i këshillit nuk është kaluar nga prefekti i Qarkut Shkodër. Duke parë problematikën, ne i jemi referuar edhe një herë Këshillit të Bashkisë më 11 qershor 2019, por tashmë jemi në shtator dhe akoma këshilli nuk është mbledhur për ta miratuar për të dytën herë. Paratë e bashkisë në këtë rast janë të mundshme për t’u kaluar, sepse ne i kemi vënë në dispozicion”, tha kryetarja e Bashkisë Shkodër

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit