Rrufe në qiell të hapur, Hasan Lika largohet nga drejtimi i Vllaznisë

19 Mars 2019
13:24
Alfred Lleshi
back button

Duket si rrufe në qiell të hapur. Hasan Lika largohet nga drejtimi i Vllaznisë, edhe pse sezoni futbollistik për kuqeblutë vazhdon. Këta të fundit janë të detyruar të luajnë në Kategorinë e Parë, por me ecurinë e deritanishme, duken në rrugë të sigurt për t’u kthyer në elitë. Meritë kjo edhe e trajnerit të njohur kryeqytetas, që pranoi ta drejtonte Vllazninë jo në “habitatin” e saj normal. 

Shkak për këtë “divorc” të parakohshëm, sipas vetë Likës, janë arsyet familjare. Në fundin e këtij muaji, ish-trajnerit të shumë skuadrave shqiptare i skadon viza për në Amerikë, ndaj duhet të jetë brenda afateve në “tokën e premtuar". Për këtë arsye, duke pasur edhe mirëkuptimin e klubit shkodran, Hasan Lika nuk do të jetë më në stolin e kuqebluve. 

Natyrisht, largohet me kokën lart, sepse po i lë ata në pozita mjaft komode në fazën e “play-off”-it të Kategorisë së Parë, thuajse të ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm. Tashmë mbetet të shihet se kush do ta pasojë në atë pozicion, ndoshta një shkodran, që do ta ketë një sy e një vesh edhe nga edicioni i ardhshëm, kur Vllaznia të jetë aty ku i takon, mes më të mirëve të vendit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit