Shehi “kërcënon” Kukësin: Ne jemi kampionët, do të triumfojmë nesër

16 Prill 2021
12:56
Alfred Lleshi
back button

Faza e katërt dhe e fundit e Superiores nis në “Elbasan Arena” për Tiranën. Përballë saj, nënkampionët e vendit, por që kanë dalë jashtë të gjithë objektivave këtë sezon, me një bardheblu 24-karatësh në stol, Mirel Josën. Pikërisht për sfidën e nesërme ndaj Kukësit ka folur para gazetarëve edhe Orges Shehi:

“Skuadra jonë është e plotë, përveç Danso. Gjendja duket e mirë. Nga ajo që kaluam një javë më parë, Tirana mezi po e pret këtë takim. E shohim si provimin e radhës, ku duhen marrë pikët maksimale. Natyrisht, asnjë shenjë nënvlerësimi për kundërshtarin. Kukësi ka skuadër cilësore, pavarësisht se rezultatet i kanë munguar. Në kontingjentin e tij ka lojtarë shumë të mirë, që bëjnë diferencën edhe në vështirësi. Koeficienti i vështirësisë së ndeshjes është i lartë, po aq sa rëndësia e saj.

Ne duhet të futemi në fushë me kokën ulur, të luajmë fort dhe, kur të përfundojë sfida, të dalin me kokën lart. Kemi fanellën që peshon shumë, jemi kampionët në fuqi dhe gjithmonë duhet të kemi të njëjtën sjellje. Sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme për ne, javë pas jave distanca për të rikuperuar pikë ngushtohet, ndaj kjo i jep një vlerë madhe rezultatit nesër. Janë 9 finale të mbetura, si të tillë duhet ta trajtojmë edhe ndeshjen nesër. Të mendojmë për të hedhur çdo hap drejt objektivit, jo direkt për vendin e parë. Ngjitja duhet të vazhdojë, sepse jemi ende në vendin e 5-të.

Mungesa e golit? Nga ndeshja në ndeshje nuk ka ngjashmëri, skuadrat janë të ndryshme. Edhe Skënderbeu nuk të jep mundësi për hapësira. Duhet ta kishim zgjidhur edhe më parë çështjen e golit, shpresoj të mos ndodhë e njëjta gjë ndaj Kukësin. Kur luan te Tirana, presioni është normal dhe i vazhdueshëm. Duhet të kemi në mendje vetëm Kukësin, pastaj shohim nga betejat e radhës”.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit