Shpërthen Slot: Nuk jam i kënaqur me barazimin, por çdo pikë ka rëndësi kur je në krye të Premier

20 Shkurt 2025
8:34
Telesport
back button

Liverpool mori vetëm një pikë nga ndeshja e luajtur ndaj Aston Villa në transfertë (2-2), duke shpërdoruar një shans të artë për t’iu shkëputur edhe më shumë rivalëve. Tashmë “Reds” kanë 8 pikë avantazh ndaj Arsenal, me një ndeshje më shumë.

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i pakënaqur nga ky rezultat: “Nuk jam dhe aq i lumtur nga ky rezultat, të jem i sinqertë. Ne krijuam më shumë raste se ata dhe krijuam raste të pastra për të fituar. Por, nga ana tjetër, lejuam kundërshtarin të shënojë dy herë”.

Nuk është më e lehtë të fitosh ndeshje me rezultatin 1-0. Ata i shfrytëzuan mundësitë e tyre, por kur i bashkon të gjitha rastet, nuk jam i kënaqur me barazimin 2-2. Duhej të kishim fituar”, tha Slot.

Çdo pikë është e rëndësishme, duke parë se jemi në krye të renditjes në Premier League, por presioni është gjithmonë nëse jeni te Liverpool. Ne i kemi të gjithë përbërësit për të arritur sukses këtë sezon”, tha trajneri holandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit