Situatë kaotike në Shkodër, Vllaznia zbret në fushë!

23 Korrik 2019
12:18
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i papritur për futbollistët e Vllaznisë ka mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme: Ekipi do të zbresë sot në fushë! Lajmi është shkruar në grupin në Whats App nga zyrtarë të klubit, ndërsa futbollistëve u kërkohet të marrin masa që të jenë në Shkodër pasditen e sotme. 

Kuqeblutë do të zbresin në fushë duke zhvilluar stërvitje së bashku me trajnerin e ri, Mirsad Jonuz. Maqedonasi do të drejtojë për herë të parë skuadrën shkodrane. Ai ka ndërmarrë përsipër një mision të vështirë. 

Vllaznia ndodhet në situata shumë të vështira, ndërsa e ardhmja duket me shumë dritë-hije. Kryetari i ri i Bashkisë, Valdrin Pjetri, e bëri të qartë se administrata e klubit do të ndryshohet, ndërsa administratori Suad Lici vazhdon punën. Çmenduri totale! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit