“S’ka më huazime, vitin tjetër do të jem titullar te skuadra e Liverpool”

23 Maj 2025
8:40
Telesport
back button

Giorgi Mamardashvili ka konfirmuar se do ta luajë sezonin e ardhshëm te Liverpool, në Premier League. Portieri 24-vjeçar gjeorgjian qëndroi në Valencia për një vit pas marrëveshjes së tij me “reds” vitin e kaluar.

Nuk do të mendoj për një huazim tjetër. Sezonin e ardhshëm do ta kaloj te Liverpool, për të luajtur aty“, tha portieri gjeorgjian. Ai firmosi me anglezët verën e kaluar, por qëndroi në Spanjë për të katërtin vit me radhë.

Unë do të shkoj në Liverpool dhe do të jap më të mirën time, ashtu siç bëra te Valencia. Do të punoj shumë çdo ditë, stërvitjet me Alisson do të më ndihmojnë për t’u rritur“, u shpreh më tej portiere Giorgi Mamardashvili.

Me Alisson, i vendosur të qëndrojë në “Anfield”, ardhja e Mamardashvili ka të ngjarë të thotë që Caoimhin Kelleher do të duhet të gjejë një klub të ri për të luajtur që të jetë portieri i tretë te Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit